Bota

Ja ballkoni ku u ekzekutua lideri i Al Kaedës me raketa Hellfire

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën në mbrëmje se lideri i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri u vra nga një sulm me dron i CIA-s.

Numri dy i Osama Bin Laden ishte truri pas disa prej sulmeve terroriste më të rënda në dekadat e fundit, ku kanë humbur jetën mijëra amerikanë.

Zawahiri ishte në listën e terroristëve më të kërkuar nga FBI. Për kokën e tij ishte vënë si shpërblim një shumë prej 25 milionë dollarësh.

Sulmi ndodhi në një zonë rezidenciale në Kabul të Afganistanit. Sipas Daily Mail, në këtë lagje të pasur jetojnë disa prej zyrtarëve kryesorë të qeverisë talibane të Afganistanit.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Zawahiri po qëndronte në ballkonin e godinës me tre kate kur dy raketa Hellfire, të pajisura me thika që kanë për qëllim të vrasin shënjestrën me energji kinetike, duke minimizuar dëmet anësore.

Një zyrtar tha se ata kishin identifikuar objektivin në një strehë të sigurt. Ai nuk largohej kurrë nga shtëpia.

Anëtarët e familjes së tij ishin të pranishëm në kohën e sulmit, por asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Pas informacioneve për vendndodhjen e Zawahiri, presidenti Joe Biden e autorizoi sulmin që më 25 korrik.

Ky është sulmi i parë në Afganistan që kur forcat amerikane u larguan vitin e shkuar. Operacioni kërkoi gjashtë muaj për t’u planifikuar.

Vrasja e tij ka ndezur diskutime nëse qeveria e talibanëve në Afganistan e ka mirëpritur grupin terrorist, pasi më herët kishin shkëputur lidhjet me ta.

Sipas Daily Mail, ka spekulime se banesa ku jetonte lideri i Al Kaedës është në pronësi të ministrit të Brendshëm të Afganistanit, Sirajuddin Haqqani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *