Bota

Izraeli: U vra lideri i Hamasit që drejtoi sulmin e 7 tetorit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë (ISA) kanë deklaruar se kanë vrarë një komandant të lartë të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit.

Lexo më shumë  Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme

Ata pretenduan se ai ishte personi që “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”.

Sipas Izraelit, ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e përdorimit të dronëve për Hamasin.

“Eleminimi i tij dëmton ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”, përfundon deklarata.

Luftëtarët e Hamasit vranë qindra izraelitë dhe morën peng më shumë se 200 të tjerë në sulmin e 7 tetorit.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

Që atëherë, Izraeli është përgjigjur duke bombarduar Gazën me sulme ajrore, duke kryer operacione tokësore dhe duke bllokuar hyrjen e furnizimeve jetike në rajon.

Rruga Press

YouTube player