Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë në mediat sociale se deri më tani ka hedhur rreth 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Rripin e Gazës të rrethuar që nga sulmi i Hamasit.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, bombardimet deri më tani kanë vrarë të paktën 1,417 njerëz – rreth gjysma janë fëmijë dhe gra – dhe kanë plagosur më shumë se 6,000 të tjerë.
Ndërkohë, ndërprerja e energjisë e shkaktuar nga “bllokada totale” e Izraelit ka nxitur dënime dhe thirrje nga grupet ndërkombëtare të të drejtave për veprim urgjent pasi “spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”.
Dhe siç raportohet më tej, Gaza po përjeton bombardime të pandërprera nga të gjitha drejtimet nga ajri, deti dhe toka nga veriu në jug, duke rezultuar në zhvendosjen e mijëra njerëzve.
Spitalet kanë bërë thirrje për organizatat ndërkombëtare humanitare për të ofruar ndihmë mjekësore.
Veç kësaj, thuhet se palestinezët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe atje janë parë trupa të vendosur jashtë spitalit Al Shifa sepse nuk ka vend për t’i vendosur ato.
Për më keq, njerëzit kanë humbur çdo shpresë që kjo situatë të përmirësohet.
Rruga Press