Bota

Izraeli sulmon një vendstrehim të OKB-së në Gazën qendrore, mbi 20 të vdekur

Një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së e cila ishte e mbushur me qindra njerëz të zhvendosur në Gazën qendrore, ka lënë të vdekur më shumë se 20 persona, thonë banorët vendas.

Ushtria izraelite ka thënë se kreu një sulm në një shkollë të OKB-së që strehonte një “komponim të Hamasit”.

Gazetarët vendas i kanë thënë BBC-së se një avion luftarak izraelit lëshoi dy raketa në klasat në katin e fundit të shkollës në kampin e refugjatëve, Nuseirat.

Zyra mediatike e Hamasit ka thënë se të paktën 27 persona u vranë dhe akuzoi Izraelin për kryerjen e një “masakre të tmerrshme”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit kanë dërguar të plagosurit dhe të vdekurit në një spital aty pranë.
Ismail al-Thaëabta, drejtor i zyrës së mediave të Hamasit, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se shkolla e OKB-së kishte fshehur një post komandimi të Hamasit.

“Okupimi përdor … histori të rreme të fabrikuara për të justifikuar krimin brutal që kreu kundër dhjetëra njerëzve të zhvendosur”, ka thënë ai për Reuters.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë se avionët kishin kryer një “sulm të saktë në një kompleks të Hamasit brenda një shkolle të UNRËA-s në zonën e Nuseirat”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

IDF-ja ka thënë se kishte “eliminuar” “terroristët” e Hamasit dhe Xhihadit Islamik që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.

Të paktën 36,580 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të territorit të Hamasit.

IDF-ja ka shtuar se kishte ndërmarrë hapa përpara sulmit ajror për të “ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve të papërfshirë”.

Rruga Press

YouTube player