Bota

Izraeli sulmon dy aeroporte në Siri – aeroplani i ministrit iranian detyrohet të mos aterrojë në Damask

Ushtria izraelite ka sulmuar me raketa aeroportin e Damaskut dhe Aleppos, raporton televizioni shtetëror sirian.

Kanali i medias lokale, Sham FM tha se mbrojtja ajrore siriane do t’i kundërpërgjigjet sulmeve izraelite.

Në rrjetet sociale janë publikuar videot e para të pas sulmit, ku shihet një tym i madh në aeroport, raporton skynews.

Pistat u dëmtuan gjatë sulmit, por nuk është bërë e ditur nëse kishte viktima.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Këto janë sulmet e para izraelite në Siri që nga infiltrimi i Hamasit në jug të Izraelit.

Ndryshe, aeroplani me të cilin po udhëtonte Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, i cili do të aterronte në aeroportin e Damaskut, tani ka ndryshuar itinerarin dhe ka marrë rrugën drejt vendlindjes së tij, Teheranit.

Rruga Press

YouTube player