Bota

Izraeli sulmoi Iranin, dëgjohen shpërthime në Teheran

Ushtria izraelite nisi një sulm ajror kundër Iranit mbrëmë në shenjë hakmarrje për sulmet e fundit të Teheranit në një numër objektesh ushtarake në Izrael.

Pas një sërë takimesh dhe diskutimesh të zhvilluara nga udhëheqja izraelite me presidentin amerikan dhe anëtarë të tjerë të administratës amerikane, Izraeli vendosi një të hakmerret duke sulmuar disa objektiva brenda Iranit.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Për momentin, informacionet fillestare tregojnë për shpërthime në disa lokacione në Teheran, shkruan skynews.

Përgatitjet përfundimtare për sulmin u bënë nga kabineti izraelit i sigurisë, i cili mbajti një mbledhje dhe mori një vendim për sulmin.

Aktualisht nuk dihet saktësisht se cili do të jetë intensiteti i sulmit të Izraelit, por pritet që ai të përfshijë sulme ndaj disa objektivave që Tel Avivi i ka vlerësuar si kyçe për infrastrukturën ushtarake të Iranit.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Më herët për sulmin ndaj Iranit foli edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili deklaroi se përgjigja e Izraelit ndaj Iranit do të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Pritet që pas sulmit, zyrtarët izraelitë dhe iranianë t’i drejtohen publikut dhe, duke gjykuar nga njoftimet e mëparshme, ata do të urdhërojnë edhe një herë sulme hakmarrëse ndaj aktiviteteve izraelite në territorin e Iranit.

Rruga Press

YouTube player