Izraeli publikon armët për të cilat pretendon se Hamasi i përdori në sulmin e 7 tetorit
Ushtria izraelite ka publikuar të hënën një sërë automjetesh dhe armatimesh për të cilat ka thënë se janë përdorur nga militantët e Hamasit në sulmin e befasishëm më 7 tetor, raporton agjencia “AP”.
“Po flasim për mijëra raketa, mijëra lloje të ndryshme municionesh, mjete shpërthyese, predha mortajash”, ka thënë Idan Sharon Kettler, nënkolonel në ushtrinë izraelite. Dhjetëra militantë të Hamasit kishin kaluar murin që e ndan Izraelin me Gazan më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 persona, kryesisht civilë dhe marrë rreth 240 pengje.
Izraeli si kundërpërgjigje nisi ofensivën në Gaza. Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazas, deri më tash mbi 11 mijë e 500 palestinezë janë vrarë në Gaza.
Rruga Press