Bota

Izraeli po përgatitet për ofensivën tokësore në Gaza

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, nënkoloneli Richard Hecht, ka thënë të enjten se “po përgatiten për një manovër tokësore” në Gaza, porse udhëheqja politike ende nuk ka urdhëruar një gjë të tillë, raporton agjencia AP.

Një ofensivë tokësore në Gaza, e para që nga lufta e vitit 2014, pritet të sjellë viktima edhe më të mëdha.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Grupet ndërkombëtare kanë paralajmëruar se vdekjet në Gaza mund të rriten edhe më tepër, pasi Izraeli parandaloi dërgimin e furnizimeve. Lufta, e cila u ndez nga sulmi befasues i Hamasit në Izrael të shtunën, ka marrë tashmë të paktën 2.400 jetë nga të dyja palët.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?