BallinaBota

Izraeli në krizë të thellë politike, shpallen zgjedhjet e katërta në një vit

Izraeli në mars do t’i drejtohet, për të katrën herë në një vit, kutive të votimit. Vendi i Lindjes së Mesme po përjeton krizën politike më të rëndë dhe ndërlikuar të historisë së saj, me Benjamin Netanyahun, që për të disatën herë nuk arrin të mbajë një ekuilibër me rivalin e tij, Benny Gantz, me të cilin kishte krijuar 8 muaj më parë një koalicion të brishtë qeverisës.

Arsyeja e dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme kësaj radhe vjen nga mungesa e miratimit të bilancit. Kryeministri dëshironte që të miratoheshin njëherazi bilancet e vitit 2020 dhe 2021, diçka e refuzuar nga Gantz, që propozoi miratime të veçanta, por Knesset, Parlamenti izraelit, i ktheu mbrapsht të dyja, me 49 vota kundër 47, duke i hapur rrugë krizës politike.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Por, zgjedhjet që me shumë mundësi do të zhvillohen në mars mund të kenë protagonistë të ndryshëm. Ministri i mbrojtjes Gantz, që sipas marrëveshjes politike me Netanyahu do të duhet të merrte rolin e kryeministrit me rrotacion, sipas sondazheve ka rënë në mënyrë drastike në preferencat e opinioni t publik. Partia e tij, “Blu e bardhë”, nga partia e parë në preferenca, mund të rrëshqasë në vendin e gjashtë, pasi votuesit nuk duket sikur kanë vlerësuar lojën për pushtet të ish-gjeneralit.

Por, Netanyahu mund t’i trembet disa partive të reja që i vijnë nga e djathta, veçanërisht “Shpresa e Re” (Tikva Hadasha), e ish-ministrit Gideon Saar, dhe Yamina e një tjetër ish-ministri, Naftali Bennett.

Rruga Press

YouTube player