Bota

Izraeli kërkon mobilizimin e ndërkombëtarëve, Bennett: Të frenohet Irani nga prodhimi i armëve bërthamore

Në një takim në Jerusalem, më 3 qershor, Bennett akuzoi Teheranin se po mashtronte botën për aktivitetet e tij bërthamore. Ai tha se ishte i shqetësuar për “përparimin e vazhdueshëm të Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore”, tha zyra e Bennett.

Izraeli është i gatshëm të përdorë “të drejtën për vetëmbrojtje” për të parandaluar Iranin të zhvillojë armët bërthamore, tha kryeministri izraelit Naftali Bennett në një takim me drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.

Në një takim në Jerusalem, më 3 qershor, Bennett akuzoi Teheranin se po mashtronte botën për aktivitetet e tij bërthamore. Ai tha se ishte i shqetësuar për “përparimin e vazhdueshëm të Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore”, tha zyra e Bennett.

Kryeministri izraelit vuri në dukje nevojën urgjente për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar për të “parandaluar Iranin të ketë armë bërthamore”.

Lexo më shumë  Zelensky në trevjetorin e nisjes së luftës lavdëron ukrainasit për rezistencën

Bennett tha se Izraeli preferon diplomacinë, por ruan të drejtën për vetëmbrojtje dhe veprim në rast se komuniteti ndërkombëtar dështon.

Paralajmërimi i kryeministrit izraelit Bennett vjen në mes të përpjekjeve të ndërprera për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, që synon parandalimin e Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Kjo marrëveshje e rëndësishme hoqi shumicën e sanksioneve në këmbim të frenimit të aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Marrëveshja dështoi pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit.

Përpjekjet e administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të ringjallur marrëveshjen, filluan në Vjenë, në prill të vitit të kaluar, por që atëherë kanë dështuar.

Lexo më shumë  Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi njoftoi në prill se vendi i tij do të vazhdojë aktivitetet për zhvillimin bërthamor, për shkak se negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore, kanë ngecur.

Në festimin e ditës shtetërore iraniane të teknologjisë bërthamore, më 9 prill, Raisi tha se administrata iraniane do të mbështesë përshpejtimin e kërkimit mbi teknologjinë bërthamore “paqësore”.

Izraeli ishte një kundërshtar i vendosur i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe mirëpriti tërheqjen e njëanshme të administratës Trump nga marrëveshja.

Besohet se Izraeli është e vetmja fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme, por ai vend refuzon të konfirmojë ose mohojë se ka armë bërthamore./REL/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *