Bota

Izolacionizmi s’ka funksionuar kurrë për SHBA-në, thotë Kaja Kallas

Shefja e ardhshme e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, paralajmëroi të martën kundër krijimit të supozimeve për atë që do të bëjë SHBA-ja nën presidencën e Donald Trumpit, teksa ka paralajmëruar  se izolacionizmi nuk ka funksionuar kurrë për Shtetet e Bashkuara.

Kallas, një ish-kryeministre e Estonisë, ka thënë në seancën e konfirmimit të saj në Parlamentin Evropian se ajo nuk mendon se dikush e di se çfarë do të bëjë Trumpi për luftën në Ukrainë, të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Pas krahasimit të Rusisë me Gjermaninë naziste nga presidenti Mattarella, Italia u vu në shënjestër të hakerëve pro-rusë

Pasi një ligjvënës ka thënë se Trumpi mund t’i japë fund mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Kievin dhe citoi zëvendëspresidentin e zgjedhur J.D. Vance duke thënë se pjesë të Ukrainës mund të qëndrojnë me Rusinë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, Kallas lëshoi ​​një paralajmërim indirekt për izolacionizmin.

“Nëse shikojmë historinë, atëherë izolacionizmi nuk ka funksionuar kurrë mirë për Amerikën”, është shprehur Kallas.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025
YouTube player