Bota

Iu refuzua sërish viza / Policia australiane arreston Djokoviç, në pritje të gjyqit

Policia australiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës Novak Djokoviç. Tenistit serb iu refuzua hyrja për herë të dytë nga autoritetet e emigracionit, pasi ai nuk është vaksinuar për COVID-19.

Djokoviç u mbaj disa ditë në hotel në karantinë, derisa një gjykatë australiane ktheu vendimin e parë të autoriteteve për t’i ndaluar hyrjen në Australi sportistit që dëshironte të merrte pjesë në Australian Open. Por Ministri për Emigracionin në Australi, Aleks Hauk, vendosi publikisht të revokonte vizën e sportistit për herë të dytë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Djokoviç është shoqëruar nga policia në pritje të seancës së sotme në Gjykatën Federale të Australisë, ku do të gjykohet përsëri çështja e tij dhe do të merret vendimi përfundimtar nëse tenisti serb do të qëndrojë apo jo në këtë vend për të marrë pjesë në turne, në atë që është kthyer në një nga çështjet gjyqësore sportive më të ndjekura në botë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player