Uncategorized

Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në “Severna Brigadën” dhe në Listën Serbe

Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Timoniq është djegur në ora 00:45 të së premtes.  

Vetë Timoniq ka thënë se dëmi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Serbe dhe në të ashtuquajturën ‘Severna Brigada’, pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.

Lexo më shumë  Kurti: Qëndrojmë me Ukrainën dhe e kuptojmë dhimbjen e popullit

“Dyshoj në ‘Severna Brigada’ dhe në Listën serbe se e kanë kryer këtë akt. Kjo për faktin se unë jam e punësuar në një institucion të Republikës të Kosovës, ku politikat tona janë në kundërshtim me atë të tyre”, tha ajo.

Timonicq ka bërë të ditur se zjarri në lokalin e saj ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate me koktej molotovi, derisa i ka dërguar KosovaPress-it edhe videon pas zjarrit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i është vënë zjarri dyqanit të saj të rrobave.

Rasti ka ndodhur sot në Zveçan në ora 00:45.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar”, thuhet në raport.

YouTube player