Sport

Italianët të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave

Mario Mitaj ka bërë një Europian brilant me Kombëtaren dhe kjo gjë ka sjellë vlerësimin e tij nga mediet ndërkombëtare. Në Itali, Sky Sport e ka vendosur në formacionin e surprizave.

“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës.

Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, shkruan “Sky Sport Italia”.

YouTube player