Bota

Italia redukton varësinë nga gazi rus

Përpjekjet e bëra nga Italia për të reduktuar varësinë e saj energjetike nga gazi natyror rus në afat të shkurtër e kanë bërë atë më pak të cenueshme ndaj ndërprerjeve të furnizimit, tha kryeministri Mario Draghi dhe vuri në dukje se depozitat e gazit janë plot 80 për qind përpara dimrit dhe se Italia është në rrugën e duhur për të mbushur rezervat deri në 90 për qind deri në tetor.

Draghi tha në festivalin vjetor të verës, në qytetin bregdetar të Rimini në Adriatik, se Italia ka reduktuar varësinë e saj nga gazi natyror rus nga 40 për qind vitin e kaluar, në gjysmën këtë këtë vit, pasi arriti të gjente furnizues të rinj në vendet nga Algjeria në Azerbajxhan, raporton. AP.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Italia mund të bëhet plotësisht e pavarur nga gazi rus deri në vjeshtën e vitit 2024 nëse instalon dy impiante të reja rigazinifikimi, shtoi kryeministri Draghi.

“Qëllimi ynë për të diversifikuar larg gazit rus ishte thelbësor për t’u ofruar qytetarëve dhe bizneseve një siguri më të madhe të stabilitetit të furnizimit”, tha Draghi, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pasi partitë kryesore të krahut të djathtë tërhoqën mbështetjen për qeverinë e tij të unitetit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Draghi do të mbajë postin e kryeministrit deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 25 shtatorit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *