Bota

Italia po përgatitet të shesë bankën më të vjetër në botë

Kryeministri italian Mario Draghi po përballet me diskutime mbi shitjen e Monte dei Paschi di Siena, banka më e vjetër në botë.

Banka toskane, 550-vjeçare aktualisht është nën kontrollin e qeverisë pas një kredie shtetërore shpëtimi në 2017, dhe polemikat politike kanë shpërthyer mbi kushtet e shitjes së saj përsëri në sektorin privat.

Kritikët kanë frikë se Draghi do të përfundojë një marrëveshje për gjigantin bankar Unicredit, i cili do të blejë Monte dei Paschi, por marrëveshaja nuk zgjidh problemin e huave të këqija.

“Ky është momenti i gabuar për të shitur,” tha Carla Ruocco, një ligjvënëse nga Lëvizja 5 Stelle, e cila kryeson komitetin parlamentar të Italisë për sistemin bankar.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Brenda koalicionit të Draghit, Lëvizja 5 Stelle ashtu edhe Liga e ekstremit të djathtë po kërkojnë marrëveshjen.

Për më shumë se gjysmë mijëvjeçari, Monte dei Paschi i ka mbijetuar luftërave të përgjakshme midis Sienës dhe Firences dhe u ka dhënë hua para familjeve mbretërore në të gjithë Evropën.

Por kohët e fundit, ajo ka qenë me humbje. Në vitin 2017, qeveria italiane duhej ta shpëtonte atë me një injeksion kapitali prej 5.4 miliardë eurosh, pas së cilës qeveria u shndërrua në aksionarin kryesor të bankës. Brukseli i tha po planit të shpëtimit, por kërkoi që qeveria të largohej nga Monte dei Paschi pas pesë vjetësh.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Matteo Salvini, Silvio Berluskoni dhe Ruocco nga 5 Stelle mendojnë se Roma duhet të rinegociojë me Brukselin për një zgjatje të afatit dhe të shikojë përreth për zgjidhje të tjera, të tilla si mbajtja e kontrollit publik.

“Shteti duhet të priret të jetë një lojtar në sistemin bankar dhe të mos jetë një shtet që kryen riparime dhe pastaj largohet nga skena në kohën e gabuar,” argumentoi Ruocco./exit/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *