Bota

Italia gati për një verë pa asnjë kufizim, ja data që i “çliron” nga stresi i pandemisë

Pas një periudhe të vështirë përballje me pandeminë e koronavirusit, Italia do të jetë në gjendje të shijojë këtë vit një verë pothuajse pa asnjë kufizim për COVID-19.

Kjo, pas 15 qershorit 2022, tha të hënën zyrtari i ministrisë së Shëndetësisë Andrea Costa, raporton Ansa.

“Vendi dhe qeveria kanë zgjedhur gradualitetin për të përballuar pandeminë, në masat kufizuese dhe lehtësimin e tyre, pas dy vitesh qytetarët ndjejnë një përgjegjësi tjetër.

Në disa raste, vazhdojnë të mbajnë maska ​​për fytyrën. Tani është koha për t’u besuar italianëve”, tha ai për Radio24.

Lexo më shumë  Mbi 20,000 fëmijë janë të varrosur, të bllokuar, të ndaluar dhe të humbur, mes luftës në Gaza

“Pas 15 qershorit mendoj se do të kenë kushtet për të shijuar një verë pa kufizime”.

I pyetur për politikën e Kinës për zero infektime, Costa u përgjigj: “Zero infektime është utopike dhe e paarritshme”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *