Italia drejt lehtësimit të masave
Italia duket se po shkon drejt lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid.
Këtë të premte autoritetet italiane kanë vendosur që të heqin përdorimin e maskave në ambientet e jashtme.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka bërë me dije se përdorimi i maskave do të vijojë të mbetet i detyrueshëm në ambientet e brendshme dhe në zonat që ka grumbullime të paktën deri më 31 mars ku do të bëhet sërish një rishikim i masave kufizuese dhe i situatës.
Ndërkaq maskat do të vijojnë të jenë të detyrueshme në natyrë në rajonin e Kampanias për shkak të përhapjes së Covid.
Ndërkohë në lidhje me këtë masë shumë ekspertë shprehen se është akoma herët duke menduar valën e përhapjes së Omicron jo vetëm në Itali
Rruga Press