Bota

Italia aprovon draftligjin për furnizimin e Ukrainës me armë dhe për vitin 2023

Me 125 vota pro, 28 kundër e 2 abstenim, Dhoma e Senatit në Parlamentin Italian ka aprovuar draftligjin e ndihmës me armatime ushtarake për Ukrainën dhe për gjatë gjithë vitit 2023.

Brenda pak javësh do të aktivizohet dërgimi i paketës së gjashtë të ndihmës ushtarake që Italia garanton për Ukrainën, e në këtë furnizim të fundit kërkesa është për sistemin antiraketa SAMPT-T.

Ky mekanizëm ushtarak që ka nisur të zhvillohet në fillim vitet 2000, në kuadër të programit italo-francez FSAF, në versionin aktual ka aftësinë e përparuar për të luftuar kërcënimet ajrore e raketat balistike taktike, me rreze të shkurtër veprimi.

Ky furnizim do ti kushtojë Italisë rreth 250 milionë euro, e pesë furnizimet e para ushtarake të kryera gjatë 2022 kanë pasur një kosto mbi 450 milionë euro.

“Italia do të vazhdojë të kryejë rolin e saj në Ukrainë, jemi gati për të dërguar armatime të reja me objektivin e gjethes së një paqe të drejtë që njeh pavarësinë e Kiev”, ka deklaruar ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

Lexo më shumë  Trumpi ndryshon deklaratën, tani thotë se Rusia ka pushtuar Ukrainën

Krahas ndihmës ushtrake Italia ka rritur me 10 milionë euro ndihmën ekonomike në Ukrainë e ka dërguar mbi 50 tonë materiale elektrike për rindërtimin e rrjetit elektrik i shkatërruar nga bombardimet ruse.

Kryeministrja italian Giorgia Meloni shumë shpejt do të kryejë një udhëtim zyrtar në Ukrainë e për të përgatitur këtë vizitë, pak orë më parë ka mbërritur në Kiev Ministri i Sipërmarrjeve dhe i Made in Italy, Adolfo D’Urso i shoqëruar me kreun e Konfindustrisë Italiane Carlo Bonomi.

Italia ofrohet për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin e vendit e gjatë takimit me Presidentin Zelensky e me zëvendëskryeministren,njëherrësh ministre e ekonomisë Yulia Svyrydenko e me kreun e andiministratës presidenciale Andriy Yermak, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët për ngritjen e një tryeze pune për një bashkëpunim në sektorin e logjistikës, teknologjisë së lartë, hapësirë, makinerive bujqësore, start up, sipërmarrjeve të vogla e të mesme, investime, etj.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Me këtë rast brenda selisë së Ambasadës Italiane në Kiev u inugurua dhe zyra e Konfindustrisë.

Pak ditë më parë Ambasada ruse në Romë përmes një fotografie që shfaqte mina të prodhimit italian publikonte në twitter postimin “suvenir nga Italia”, e informacionin se minat të tipit S/6.1, TS50 e TS/2.4 (MATS/2) janë çaktivizuar nga inxhinierët rusë, fakt që u kundërshtua fort nga Ministri italian i Mnrojtjes Guido Crosetto i cili përmes një komunikimi mediatik zyrtar e quan këtë akuzë si një fake news për një seri motivesh duke e nisur nga fakti që prej 28 vitesh Italia nuk prodhon më mina, është një nga vend nënshkruesit e parë të paktit të Oktawia kundër minave antiperson e se sigla e shfaqur në minat e fotografuara nga Ambasada ruse tregojnë qartë se vend prodhimi i tyre është në Lindje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *