Itali/ Edicioni i dytë i festivalit të filmit Ballkanik
Për të dytin vit radhazi, shoqata “Occhio Blu Anna Cenerini Bova” sjell në Romë Festivalin e Filmit Ballkanik (Casa del Cinema 6-10 Tetor) i cili kthehet për të shfaqur më të mirën e kinemasë Ballkanike me shfaqje ekskluzive, takime me regjisorë me famë ndërkombëtare dhe njohuri mbi çështjet më aktuale. Objektivi: të ofrojë, nëpërmjet kinemasë, një mundësi vjetore për reflektim, diskutim, njohje të shoqërisë ballkanike dhe stimulim të bashkëprodhimeve italo-ballkanike. I ftuar special do të jetë regjisori maqedonas Milcho Manchevski, i cili do të hapë Festivalin të mërkurën më 6 tetor në orën 19:30 me një takim me publikun e intervistuar nga regjisori shqiptar Roland Sejko.
Në katër ditë e festivalit publiku ka mundësinë të ndjekë disa nga filmat më të mirë të Kosovës, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bullgarisë si dhe bashkëpunime të ndryshme mes vendeve.
Në program një vend të veçantë e zë kinemaja e shqiptare.
Programin e plotë të festivalit mund ta lexoni këtu: Programi