Bota

Ishulli po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike, ministri e mban fjalimin i zhytur në ujë

Ministri i Jashtëm i Tuvalut, një shtet i formuar nga një grup ishujsh në Paqësor, mbajti një fjalim i zhytur në ujë deri në gjunjë, për të theksuar idenë që vendi i tij është në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Simon Kofe doli në një lidhje live nga vendi i tij për të folur në samitin e klimës në Glasgou, i veshur me kostum dhe kollare, por me këmbët të futura në ujë, për të nxjerrë në pah rritjen e nivelit të detit në vendin e tij.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Kjo është situata reale me të cilën përballet Tuvalu për shkak të impaktit të ndryshimeve klimatike”, tha Kofe në videomesazhin e tij.

Gjatë samitit të klimës shumë shtete që konsiderohen edhe si ndotësit më të mëdhenj janë zotuar të ulin nivelet e emetimit të gazrave të dëmshëm deri në vitin 2050. Por udhëheqësit e vendeve të Paqësorit kanë kërkuar të merren masa edhe më drastike duke theksuar se nga kjo varet mbijetesa e shteteve të tyre./a2/

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *