KryesoreLajme

“Ishulli i Trump”/ RAI3: Sazani, perla e natyrës, e blerë nga Ivanka dhe Jared Kushner

Emisioni i njohur “EstOvest” (LindjePerëndim) që transmetohet në RAI3 i ka kushtuar një reportazh të shkurtër asaj që po ndodh me Sazanin duke e titulluar “Ishulli i Trump”. Në dokumentar fillimisht tregohet pak histori dhe se çfarë ndodh në aktualisht në këtë ishull.

Vendin e bunkerëve do ta zënë vilat luksoze të projektit të Ivanka Trump dhe Jared Kushner në një projekt 1.4 miliardë dollarë dhe që po shtyhet edhe nga qeveria shqiptare pavarësisht kritikave të ambientalistëve. Projekti duket se u intereson edhe agjencive turistike të Puglias. Giancarlo de Venuto thotë se një investim i tillë mund të jetë i vlefshëm edhe përtej Adriatikut.

Lexo më shumë  Simbol i përkushtimit, fitoi zemrat e mijëra pacientëve/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Ndryshe mendon fotografja dhe regjisorja italiane Caterina Gerardi që ka realizuar një film dokumentar për Sazanin vite më parë. Filmi i quajtur “Ishulli i Rinës. Rikthim në Sazan” i kushtohej mikes së saj, shkrimtares së njohur italiane Rina Durante, e cila kaloi fëmijërinë e saj “të lumtur dhe të shkujdesur” në ishullin e Sazanit gjatë viteve 1930. Kjo, pasi babai i saj ishte Komandant i artilerisë së Batalionit “Regia Marina”, deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore.

Ajo thotë se kjo që po behet me Sazanin është “një gjë e shëmtuar dhe e padrejtë për shqiptarët”. Sipas saj shqiptarët nuk kanë mundur ta shijojnë këtë ishull ndaj duhej të bëhej diçka për qytetarët. “Nuk mund ta vizitonin atëherë dhe nuk mund të shkojnë dhe tani dhe më vjen shumë keq” – shprehet Gerardi.

Rruga Press

YouTube player