Bota

Ishte zhdukur prej 12 ditësh, gjendet trupi i 4 vjeçarit ukrainas

Sasha, djali 4-vjeçar i cili u zhduk në mes të marsit ndërsa ishte me gjyshen e tij në lagjen Vyshhorod, në rajonin e Kievit, është gjendur i vdekur, sipas la repubblica.

E ëma, Anna Yahno përmes një postimi në Instagram njoftoi se kishin gjetur trupin e Sashës.

“Sot gjetëm trupin e Sashës. I falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në kërkim, të gjithë ata që u lutën dhe treguan solidaritet me ne. Sasha engjëlli ynë i vogël tashmë është në parajsë. Sot shpirti i tij ka gjetur paqe”, tha ajo.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Për disa javë pati një mobilizim të vërtetë për të kërkuar 4 vjeçarin, të cilit  iu bashkuan edhe të famshëm ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *