Lajme

Ishin në shfrytëzim nga AAK, Ministria e Bujqësisë rikthen objektin me mbi 600 metra në Prishtinë

Objekti i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej 600 metra, sot i është rikthyer Ministrisë së Bujqësisë.

Kështu ka njoftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili edhe ka thënë që së shpejti fillojnë me procesin e renovimit.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit”, thotë ai.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja e UÇK-së, për katër vite qeverisje kemi ecur në ritmin e saj

Tutje, ministri ka shkruar se “mbetet optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”.

Ministria e Bujqësisë edhe para disa ditësh ka kthyer në pronësi disa prona.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Mark Rutte pritet të vizitojë Kosovën në 11 mars

Rruga Press

YouTube player