Ish-zyrtari serb e pranon se ka pasur gisht në trazirat e marsit, Musliu: Sikurse rasti Panda, Serbia u përpoq të fajësonte shqiptarët
Ish-shefi i Qendrës për Koordinim në Kosovë, Nebojsha Çoviq ka pranuar se Serbia ka pasur gisht në trazirat e marsit 2004 në Kosovë, dëshminë të cilën drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu e ka quajtur tronditëse, kur dihet se për djegien e kishave dhe manastireve që i dogji vetë Serbia, u përpoq të fajësonte shqiptarët, shkruan KosovaPress.
Musliu ka thënë se ky rast është sikurse ai i njohur si Panda, ku në vitin 1998, u vranë 6 fëmijë serbë nga vetë serbët me qëllim që të akuzonin shqiptarët.“Dëshmia tronditëse se si forcat serbe hynë në trazirat e marsit 2004, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Kosovës. Në këtë kohë u dogjën shumë kisha dhe manastire, për të cilat Serbia u përpoq të fajësonte shqiptarët. Ai ka qenë në pozitë udhëheqëse në Serbi”, ka shkruar Musliu në X.
“Ashtu si me rastin e Panda në vitin 1998, kur 6 fëmijë serbë u vranë nga vetë serbët dhe për këtë u akuzuan shqiptarët. Pra, askush nuk ka mundur të identifikojë ata që kanë kryer këto krime. Por, Nebojsha Çoviq ka pranuar se ka qenë personalisht me forcat speciale!”, vijon Musliu.
Ndërsa një gjë të tillë e ka pranuar vetë Çoviq, ku në një emision ka rrëfyer se si ishin organizuar së bashku me dhjetëra persona të tjerë, ushtarë të brigadës 63 e disa pjesëtarë të policisë.”Pas kësaj, unë me rreth 30 persona të tjerë, ku një pjesë ishin ushtarë të Brigadës 63, ndërsa disa pjesëtarë të Policisë, u bëmë gati dhe me automjete civile kaluam në Kosovë përmes kufirit në Konqul dhe Dheu i Bardhe. Hymë në Manastirin e Graqanicës diku rreth orës 9 të mëngjesit, zumë pozicionet tona dhe arritëm ta mbrojmë Graqanicën. Kur fola me komandantin e KFOR-it, ai tha që nuk mund të vij në Beograd, nuk mund të vij në Merdare ku takoheshim, ai gjithashtu tha që nuk mund të vij as në Bujanoc. I thashë, gjeneral, jam 10-15 minuta larg teje… Më duket se i ra nofulla në tokë kur dëgjoi se jemi në Graqanicë. I thashë ne jemi të armatosur dhe nëse e thyejnë derën ne do të qëllojmë”, ka thënë ai mes tjerash.
The shocking evidence of how the #Serbian forces entered the riots of March 2004, where dozens of #Kosovo citizens lost their lives. At this time, many #churches and #monasteries were burned, for which #Serbia tried to blame the #Albanians.
— Agim Musliu (@agim_musliu) March 19, 2024
He👇has been in leading position in 🇷🇸 pic.twitter.com/Iv8pipbEho
Rruga Press