Ish-ushtari i UÇK-së: Nuk ishim 60 mijë Iuftëtarë, më vjen turp që u dy ose trefishuam
Ish-ushtari i UÇK-së, Florim Thaqi ka reaguar në lidhje me debatin e fundit që po zhvillohet mes Qeverisë së Kosovës dhe organizatave që formalisht përfaqësojnë veteranët e luftës.
Thaqi në një shkrim në rrjetin social në Facebook i ka konfirmuar si të vërteta fjalët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk janë 60 mijë Iuftëtar të Iuftës së fundit në Kosovë.
“E pranojmë, ne vërtetë nuk ishim 60.000 luftëtar, ishim shumë më pak, një grusht djem e vajza, pleq e të ri, me e pa shkollë të gatshëm me vdekë për atdheun, për ty pra! Mua vërtetë më vjen turp që u dy ose trefishuam”, ka shkruar mes tjerash ai.
Ish-ushtari i UÇK-së nga Malisheva është shprehur i habitur madje me trajtimin e disa personave ndaj ushtarëve të UÇK-së.
“A ndjehesh i turpëruar o populli im para botës në përgjithësi e në veçanti para armikut tënd shekullor, Serbisë per këtë ‘qyqnillak’? Popull i dashur, ti që ushtarit të huaj ia puthe këmbë e duar e ushtarit tënd ia mohon kafshatën e gojës vështirë që ke me pa ditë të bardhë”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë i tij:
O populli im i dashur, ti luftën time nuk po e njeh si çlirimtare!
E pranojmë, ne vërtetë nuk ishim 60.000 luftëtar, ishim shumë më pak, një grusht djem e vajza, pleq e të ri, me e pa shkollë të gatshëm me vdekë për atdheun, për ty pra!
Mua vërtetë më vie turp që u dy ose trefishuam!
E ti populli im i dashur pse asnjëherë nuk e pyete vetën pse nga gjiri yt nuk nxorre më shumë luftëtarë?
A ndjehësh i turpëruar para botës në përgjithësi e në veçanti para armikut tënd shekullor, Serbisë per këtë “qyqnillak”?
Popull i dashur, ti që ushtarit të huaj ia puthe këmbë e duar e ushtarit tënd ia mohon kafshatën e gojës vështirë që ke me pa ditë të bardhë!
Rruga Press