Lajme

Ish ushtaraku i njohur amerikan reagon për barrikadat në veri: Putini është i përfshirë

Ish Ushtaraku i njohur amerikan, Mark Hertling ka reaguar pas barrikadave të vendosura në kufijtë Kosovë – Serbi nga strukturat ilegale serbe, e pas sulmeve që iu bënë qytetarëve të Kosovës që po prisnin për të hyrë në vend.

Hertling duke renditur edhe një numër të madh konfliktesh tjera në Evropë, vendosi edhe fotografinë e veriut të Mitrovicës duke thënë se shumica e amerikanëve nuk i dinin detajet e “konfliketeve të ngrira” evropiane përpara shkurtit.

Lexo më shumë  Si i përdorte Veliaj krushqit e tij për sulme politike

Ai ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i përfshirë në të gjithë këto sulme dhe se po mbështet veprimet e Serbisë.

“Shumica e amerikanëve nuk i dinin detajet e “konflikteve të ngrira” evropiane (Transnistria, Nagorno-Karabaku, Osetia e Jugut, Abkhazia, Krimea dhe Donbasi) përpara shkurtit. Putini është i përfshirë në të gjitha…dhe gjithashtu mbështet veprimet malinje të Serbisë”, shkruan ai në llogarinë e tij në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Raporti i Eurostat: Punonjësit në Shqipëri kanë pagat më të ulëta për orë në Evropë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *