KryesoreLajme

Ish-shefi i NATO-s: Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet, ajo respekton vetëm forcën

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë së martës kanë diskutuar për Kosovën dhe sulmin terrorist në Banjskë, gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

Po ashtu, është folur edhe për zgjedhjet në Serbi, agjendën nacionaliste të Vuçiqit – si dhe marrëdhëniet Serbi-Rusi, nëse NATO duhet të shqetësohet për rritjen e lidhjeve ushtarako-industriale midis dy vendeve.

Gjatë diskutimit, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka thënë se “Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet”, duke shtuar se njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë vetëm forcën.

Ndërsa, deputetja britanike, Alicia Kearns, e ndërpreu Robertsonin, duke thënë se nuk ka ndonjë shembull në të cilën Britania në katër vitet e fundit ka treguar forcë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Robertson ia ktheu: “Kjo është ajo që duhet të bëjmë.”

Ndërsa, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për sulmin e Banjskës, tha se Britania duhet të pyes miqtë në Bashkimin Evropian se  çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës për sulmin terrorist të grupit serb të armatosur, në krye me Milan Radoiçiq.

“Është dorëzuar në Bruksel në janar, ja ku jemi në mes të marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?”, pyeti Cliff.

Pjesëmarrës në këtë diskutim ishte edhe profesori universitar në Londër, Andi Hoxhaj, i cili është muaj më parë është dekoruar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar për rolin që ka luajtur për të forcuar marrëdhënien Shqipëri-Britani e Madhe.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Hoxhaj për lidhjet e regjimit të Vuçiqit me autorët e sulmeve të Banjskës, tha se ata i quajtën heronj.

Më tej shtoi se shteti i Serbisë i ka dhënë 8.5 milionë euro një kompanie të lidhur me Radoiçiqin.

“Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti, pse autoritetet serbe nuk po e zbatojnë atë?”, pyeti Hoxhaj.

YouTube player