Bota

Ish-shefi i inteligjencës britanike nxjerr detaje për ofensivën e re të Rusisë në Ukrainë

Ish-shefi i inteligjencës së mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar Phil Osborn, ka folur për zhvillimet më të fundit në Ukrainë, në kohën kur forcat ruse kanë filluar ofensivën e tyre lindore.

Ai tha se trupat e Kremlinit ishin “përpjekur të rigrupohen dhe rindërtojnë” disa “njësi ushtarake mjaft të shkatërruara” në javët e fundit pas tërheqjes nga Kievi, raporton Sky News.

Lexo më shumë  Gjermani – Muzeu më i madh i teknologjisë heq nga muri portretin e Elon Musk

Osborni tha se forcat ruse pritej të përparonin në lindje, duke u përpjekjekur për të “rrethuar puset e gërmuara nga forcat ukrainase” në veri dhe në jug.

Ai vazhdoi duke thënë se forcat ukrainase, të cilat kanë qenë në krahun lindor për tetë vjet, do të jenë “të lodhura” dhe ekzistonte “rreziku i mbingarkesës”.

“Ata janë shumë të motivuar, siç e kemi parë. Gjithashtu, është një kërkesë mjaft e madhe që rusët të ndryshojnë mënyrën se si kanë luftuar.”

Lexo më shumë  Mediat proqeveritare publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, BE-ja i bën thirrje Serbisë të garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Osborni tha gjithashtu edhe se mund të shohim kundërsulme ukrainase në veri pranë Izyumit dhe në jug pranë Khersonit, teksa ata po përpiqen të ndalojnë forcat ruse që përforcojnë ofensivën e tyre lindore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *