Bota

Ish-presidenti rus: Lufta e Tretë Botërore nëse NATO pushton Krimenë

“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë. Nëse një vend anëtar i NATO-s do të bënte një lëvizje të tillë, kjo do të çonte në një konflikt kundër të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut: në Luftën e Tretë Botërore, në një fatkeqësi totale”. 

Lexo më shumë  Samiti i udhëheqësve të BE-së, Evropa vendos për 90 miliardë € ndihmë për Ukrainën

Kështu ka deklaruar zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i intervistuar nga mediat e Moskës.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Rusia do të forconte kufijtë e saj dhe do të ishte “gati për hapa hakmarrëse” dhe kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander “në pragun e tyre”. 

Lexo më shumë  “Vendimi do të merret sot”, Tusk: Mbështesim fuqimisht financimin për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *