Bota

Ish-presidenti afgan u arratis nga vendi me 169 milionë dollarë, vëllai i tij merr vendimin e papritur

Vëllai i ish-presidentit afgan Ashraf Ghani, i quajtur Hamshat Gahni thuhet se është bashkuar në radhët e talebanëve.

Në një video të shpërndarë nga talebanët në rrjete sociale, pretendohet një fakt i tillë. Në lidhje me këtë lajm drejtuesit e rinj të Afganistanit kanë thënë:

“Hashmat Ghani ofron mbështetjen e tij për talebanët. Ai konsiderohet si një politikan i shquar afgan, e më parë ka thënë se talebanët kanë një strategji të shkëlqyer të sigurisë, por ato duhet të luftojnë varfërinë dhe urinë si dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me botën dhe fqinjët”.

Lexo më shumë  Trumpi paralajmëron se anijet iraniane do të eliminohen nëse shkelin bllokadën në Hormuz

Sakaq, kujtojmë se Presidenti Ashraf Ghani, është largyar nga vendi për të shmangur gjakderdhjen. Largimi i tij është kritikuar së tepërmi nga politikanët e tjerë të vendit, të cilët e akuzuan ish-presidentin se braktisi vendin në një moment kritik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *