Bota

Ish-përfaqësuesit ndërkombëtarë të Bosnjës alarmojnë për rreziqet nga Serbia

Ish-përfaqësuesit e lartë të komunitetit ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinën, Christian Schawz-Schilling dhe Valentin Inzko, me një apel dramatik drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s kanë kërkuar që ta mbrojnë Ballkanin Perëndimor nga një skenar i ngjashëm sikur ai në Ukrainë, pasi ëndrrat e Serbisë janë ende të gjalla.

Të dy kanë kërkuar garancinë e menjëhershme të NATO-s se do ta mbrojnë rajonin. Po ashtu kanë shprehur besimin se Serbisë nuk duhet t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“24 shkurti është ditë e zezë në historinë evropiane për shkak të rrezikut që një agresion i tillë ndaj një shteti sovran mund të inkurajojë diktatorë të tjerë të ndërmarrin hapa të ngjashëm”, kanë thënë ata në letrën drejtuar krerëve të BE-së, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Sipas tyre, ekziston rreziku që edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të përdorë të njëjtën metodë për të nxitur incidente apo luftë të re në BeH apo Kosovë.

“Serbia dhe Republika Sërpska nuk i arritën qëllimet nga vitet e ’90-a. Pos kësaj, ata ushqejnë raporte shumë të afërta me Rusinë. Prandaj, kemi frikë që agresioni aktual kundër Ukrainës mund të shpërndahet në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë”, kanë thënë ata në një letër të përbashkët për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Të dy kanë thënë se është koha që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së.

Ata kanë thënë se “Një Ballkan në paqe” nënkupton “Evropë më të sigurt”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *