Bota

Ish-oligarku rus paralajmëron Evropën: Mos negocioni me Putin, është bandit

Ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky ka paralajmëruar Evropën që të mos negociojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Khodorkovsky, një biznesmen i cili tanimë jeton në Londër, por që dikur konsiderohej njeriu më i pasur i Rusisë, deklaroi në një intervistë për Euronews se Putin nuk është burrë shteti, por një bandit.

“Udhëheqësit e vendeve të mëdha evropiane ende besojnë se mund të negociojnë diçka me Putinin pa demonstruar forcën e tyre dhe se ata mund të bisedojnë me të. Ky është një gabim dramatik sepse ai nuk është një burrë shteti si ata, por veçse një bandit”, tha Khodorkovsky.

Lexo më shumë  Administrata Biden njofton paketën më të fundit të ndihmës për Ukrainën

I pyetur se si do të përfundojë lufta, biznesmeni citoi parashikimin e bërë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai tha pak ditë më parë se lufta nuk mund të zgjidhet vetëm në tryezën e bisedimeve, por edhe në fushën e betejës.

“Unë u befasova nga zoti Borrell, ai është një burokrat evropian dhe nuk prisja ndonjë fjalë të ashpër prej tij, por ai tha disa fjalë shumë korrekte: kjo çështje nuk do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve, por në fushën e betejës. Natyrisht, ne do të kemi negociata në fund të kësaj lufte, por para së gjithash ky konflikt do të zgjidhet në fushën e betejës”, u shpreh Khodorkovsky.

Lexo më shumë  SHBA dhe Britania sanksionojnë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *