Bota

Ish-ministri i Jashtëm malazias kritikon Hillin: Po konfirmohet politika e juaj e përuljes ndaj Vuçiqit

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, në lidhje me qëndrimet që ka shprehur ambasadori gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.

Vlahoviq, që është edhe kryetar i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi, ka thënë se intervista e Hillit është me “plotë teza të gabuara, interpretime jokorrekte dhe edhe një herë konfirmon politikën e përuljes dhe dorëzimit ndaj Aleksandar Vuçiqit”.

Hill në intervistë kishte thënë se deklarimet e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq, për “TV Pink” – se “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të goditen në kokë nga njohja e Kosovës, siç po goditen gjithë ato që promovuan Kosovën e M. si shtet të pavarur” – nuk i sheh përpjekje për ta destabilizuar rajonin.

“Intervista e juaj e fundit për ‘Zërin e Amerikës’ është plotë me teza të gabuara, interpretime jokorrekte dhe të pasakta, dhe edhe një herë konfirmon, politikën tuaj të dorëzimit dhe përuljes ndaj Aleksandar Vuçiqit, pra politikës zyrtare të Serbisë, dhe i vë seriozisht motivet dhe synimet që qëndrojnë pas një qëndrimi të tillë tuajin”, ka shkruar Vlahoviq, që ishte ish-ambasador i Malit të Zi në SHBA.

Vlahoviq ka thënë se se ngurrimi i Hillit për ta kritikuar publikisht politikën që personifikon Vuçiqin, “po merr formën e një karikature”.

“Është fascinuese që në kërcënimet e fyerjet e fundit brutale, që iu dërguan njëra pas tjetrës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, e më pas nga ministri i Mbrojtjes, Vuçeviq, e në fund edhe nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ju nuk shihni asgjë të diskutueshme! Për ju, kjo nuk është një përpjekje për ta destabilizuar rajonin? Cilat janë arsyet e qëndrimit tuaj, i cili sinqerisht i habit dhe i shqetëson të gjithë miqtë e sinqertë amerikanë në Mal të Zi, por edhe në të gjitha vendet e tjera të rajonit?” – ka shkruar Vlahoviq.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Vlahoviq po ashtu ka pyetur ambasadorin Hill se cila është arsyeja që ai insiston për “Ballkanin e Hapur”. Ai ka thënë se për “Ballkanin e Hapur” nuk ranë dakord tri nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa së fundi hoqi dorë edhe “një nga dy promotorët kryesorë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”.

“Në të vërtetë, për çfarë arsye ju insistoni në mënyrë të panevojshme dhe kot, me muaj të tërë në atë formë të parregulluar dhe të imponuar bashkëpunimi, për të cilën edhe miqtë e aleatët tanë e tuaj evropianë, e kanë thënë të qartë se nuk është në përputhje me agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor e madje as me vetë Procesin e Berlinit? Cili është interesi i juaj për këtë? Pengimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, për të kënaqur orekset e politikës nacionaliste të Beogradit zyrtar? Ky është qëllimi?” – ka shkruar Vlahoviq.

Vlahoviq ka thënë se ajo që është më shqetësuese nga intervista është deklarimi se “politika e juaj, është e mirë dhe e saktë, ani pse nuk jep rezultate”.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Vlahoviq ka thënë se “shkollës së njëjtë të mendimit” si ajo e Hillit i përkasin edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenelle, dhe ish-ambasadori amerikan në Serbi, Montgomery.

“E vërteta është krejt ndryshe: politika që ju promovoni shkakton pasoja shumë të këqija. Ajo destabilizon Ballkanin Perëndimor. Krijon dhe ruan kriza dhe parandalon që disa çështje të hapura dhe antagonizma më në fund të fillojnë të zgjidhen. Për shembull, jemi të sigurtë, se e dini më mirë se ne: situatën në Bosnjë-Hercegovinë, marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës dhe ngjarjet e trendët në vendin tonë, Malin e Zi”, thuhet ndër të tjera në letrën e Vlahoviqit. “Kjo është arsyeja pse politika e juaj është thellësisht e gabuar. Ajo kërcënon të komprometojë plotësisht angazhimin pozitiv dhe efikas prej dakadash të SHBA-së në rajonin tonë”.

Vlahoviq ka thënë se për Malin e Zi dhe gjitha forcat politike demokratike dhe properëndimore në Ballkanin Perëndimor, e edhe ato në Serbi, deklarata se “nuk mund të krahasosh Slobodan Millosheviqin me Aleksandar Vuçiqin”, janë befasuese e fyese.

“Nuk mund të krahasosh kreun e një regjimi që përfundoi në Hagë me ministrin e tij të propagandës, të cilin e kujtuam për brutalitetin e tij në media të lira, për deklaratat luftënxitëse dhe ksenofobike, përfshirë atë se është e nevojshme ‘të vriten njëqind boshnjakë për çdo serb të humbur?!’ Mjafton të kujtojmë emrin dhe fatin e Slavko Quruvijës, të cilin ministri Vuçiq e kërcënoi hapur”.

Rruga Press

YouTube player