Ish-ministri dhe deputeti gjerman, Michael Roth e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin
Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka komentuar veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës lidhur me Asociacionin me të cilin është kushtëzuar anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.
Roth e ka quajtur veprim të guximshëm veprimin e Qeverisë të cilët po punojnë në draft-statutin e Asociacionit dhe i cili do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Guximi ka rëndësi! Faleminderit miqve tanë në Kosovë! Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është i merituar”, ka shkruar Roth.
Courage matters!
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) May 16, 2024
Thanks to our friends in Kosovo! Membership of Kosovo in @coe is well deserved.
🇽🇰🇪🇺 https://t.co/1EvoHv5M1i