Bota

Ish-kryeministri sllovak përballet me akuza për krijimin e një grupi kriminal

Ish-kryeministri sllovak, Robert Fico, po përballet me akuza penale në Sllovaki, ka thënë policia të mërkurën, raportoi AP-ja.

Policia ka thënë se edhe ish-ministri i Brendshëm në qeverinë e Ficos, Robert Kalinak, përballet me të njëjtat akuza.

Avokati i tyre, David Lindtner, ka thënë se ata janë akuzuar për krijimin e një grupi kriminal.

Kryeministri Eduard Heger ka thënë se shpreson që vendimi për t’i akuzuar ata është mbështetur në prova.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Fico aktualisht është deputet i partisë së tij opozitare “Smer-Social Democracy”. Policia ende nuk i ka kërkuar parlamentit të tërheqë rregullat e imunitetit dhe të lejojë arrestimin e tij.

Kalinak aktualisht punon si avokat.

Lindtner ka thënë se ata i konsiderojnë akuzat si politikisht të motivuara.

“Ne e konsiderojmë si një sulm politik mbi përfaqësuesit e opozitës”, ka thënë ai.

Koalicioni katër-partiak qeveritar e ka bërë luftën kundër korrupsionit politikë kyç. Që kur mori pushtetin pas zgjedhjeve të vitit 2020, një numër zyrtarësh të lartë policorë, gjykatës, prokurorë, politikanë dhe biznesmenë janë akuzuar për korrupsion dhe krime të tjera.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Fico, i konsideruar si një politikan populist, shërbeu si kryeministër mes viteve 2006-2010 dhe përsëri nga viti 2012 deri më 2018.

Ai dha dorëheqje pas vrasjeve në vitin 2018 të një gazetari hetues, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kusnirova. Kuciak kishte hetuar korrupsionin në qeveri kur ai u vra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *