Bota

Ish-komandanti i NATO-s: Nuk ka paqe derisa Putini të jetë në pushtet

Ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Sir Richard Shirreff, ka thënë se ka dyshime të thella në pretendimet e Rusisë se do t’i reduktojë sulmet në Kiev e Chernihiv, raporton BBC-ja.

Shirreff thotë se derisa Vladimir Putini të jetë në pushtet në Rusi, nuk do të ketë paqe në Evropë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Kjo është thuajse pranimi se tentimi për të avancuar në disa fusha ka dështuar dhe me shumë gjasë do të koncentrohen forcat në një zonë tjetër. Nuk do të përjashtoja po ashtu ndonjë formë mashtrimi. Derisa Putini është në Kremlin nuk mund të ketë paqe në Evropë”, ka thënë Shirreff, që e ka përshkruar si autokrat që ka gjak në duart e tij.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *