Lajme

Ish-komandanti i KFOR-it: S’kemi gjetur dëshmi për akuzat mbi ish-krerët e UÇK-së

Ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, nuk sheh rrezik për konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, shpreh shqetësime se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen veçanërisht nga perspektiva e krizës në Ukrainë.

Në një intervistë për Deutsche Welle theksoi se Evropa duhet të kujdeset për Ballkanin Perëndimor.

“Një rrezik akut për konflikte të reja atje nuk shoh. Por në të kaluarën kemi përjetuar që nën hijen e konflikteve të mëdha, papritur shpërthejnë edhe konfliktet e ngrira. Këtu duhet të kemi parasysh edhe raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë, ndaj mendoj se jo vetëm Gjermania por e gjithë Evropa, duhet të kujdesemi në mënyrë shumë më intensive për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Buhler përsëriti se nuk mjafton vetëm përkrahja e një shteti, por nevojitet të binden të gjithë partnerët evropianë që Ballkanit Perëndimor t’i ofrohet perspektivë e qartë evropiane, pasi siç tha ai, kjo “është në interesin strategjik” të BE-së. Ai u shpreh i zhgënjyer nga samiti i fundit i BE-së në të cilin tha se nuk u ndërmorën hapa konkretë për Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ish-komandanti i trupave gjermane në Kosovë nuk vlerëson të ketë ndonjë rrezik sulmi nga jashtë në Kosovë. Kundrejt çfarëdo sulmi, NATO-ja është e gatshme të përgjigjet, ka thënë ai.

“Unë nuk shoh rrezik të ndonjë sulmi nga jashtë. KFOR-i është garant për këtë e pas KFOR-it qëndron NATO-ja. Trupat e KFOR-it janë zvogëluar shumë kohët e fundit. Kështu edhe duhet, sepse nuk ka nevojë që atje të qëndrojnë mijëra e mijëra ushtarë të NATO-s. Kjo nuk do të ishte mirë as për imazhin e Kosovës, e nuk do të ishte në përputhje as me gjendjen aktuale të sigurisë atje. Por në rast të ndonjë sulmi nga jashtë, trupat e NATO-s janë të gatshme për ta evituar këtë”.

Mungesa e stabilitetit nuk guxon të kthehet në Ballkanin Perëndimor, tha Buhler, ndërsa shtoi se kjo i hap rrugën nacionalistëve ekstremistë, “e që në raste ekstreme mund të rezultojë edhe me konflikte të reja të hapura”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Buhler foli edhe për akuzat për krime lufte të ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se nuk kanë gjetur asnjë dëshmi për akuzat.

“Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty (shpjegim redaksional: Ish-krerët e ish-UÇK akuzohen në Raportin e eurodeputetit Dick Marty për krime dhe tregti me organe njerëzore). Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime”.

Sipas tij, që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s duhet të kryejë “edhe shumë punë në rrafshin strategjik”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *