Lajme

Ish-futbollistja e Gjermanisë i bashkohet Kosovës

Futbollistja Gentiana Fetaj, i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, ka bërë të ditur FFK-ja të hënën mbrëma.

Fetaj 19-vjeçare, ka të kaluar te Gjermania. Ka luajtur për grupmoshat U-15, U-16, U-17 e U-19 të Gjermanisë.

Tani do të luajë për Përfaqësuesen A të Kosovës. Fetaj aktualisht është te Carl Zeiss Jena, ndërsa më herët ka luajtur për Bochumin, Gueterslohin e Arminia Bielefeldin.

Lexo më shumë  Integrimi evropian dhe kostoja e lartë e jetesës në Shqipëri/ Hendeku mes çmimeve dhe të ardhurave mbetet i thellë

Sipas FFK-së, ishte arbitri Gani Musliu që ka ndërmjetësuar në ardhjen e Fetajt te Kosova. “Ardhja e Gentiana Fetaj do t’i japë impuls Kosovës për paraqitje sa më të mira në të ardhmen. Ajo luan në rolin e mesfushores dhe deri më tash ka regjistruar 23 ndeshje për grupmoshat e Gjermanisë. Tani FFK-ja në kohë sa më të shpejtë që është e mundur do ta përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për pajisje me pasaportë dhe për licencim në FIFA”, ka njoftuar FFK-ja.

Lexo më shumë  Bardhi: Negociatat me BE kanë ngecur sepse Rama po mbron Ballukun

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *