KryesoreLajme

Ish-emisari i ShBA-së: Serbia, sot e kësaj dite, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e një Kosove të pavarur

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier – “nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Wisner thotë se Serbia, ende sot e kësaj dite, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, ndaj edhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, sipas tij, nuk funksionojnë.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Për arsyet e veta thotë se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por me “përgjegjësi shumë të kufizuara”.

Wisner beson se është ende herët të thuhet se çfarë mund të pritet nga administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Administrata e mëparshme e Trumpit ka pasur një sërë idesh, që synonin arritjen e një marrëveshjeje territoriale… Çdo lëvizje drejt këtij objektivi, nuk do të shkaktonte gjë tjetër veçse telashe në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që kjo nuk do ta tundojë administratën e re”, thotë ai.

Lexo më shumë  Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos sot për numrin 2 të qeverisë Rama
YouTube player