Ish diplomati shqiptar kritikon diplomacinë evropiane: Ta marrësh me të mirë nazistin Vuçiç që kërcënon me luftë…
Ish diplomati shqiptar Shaban Murati, ka hedhur kritika ndaj diplomacisë Evropiane e cila po e merr me të mirë presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Në një postim Murati ka rikujtuar dështimet e diplomacisë evropiane me diktatorët ndër shekuj deri tek Millosheviçi e Putini.
Por, sipas tij të merret me të mirë Aleksandër Vuçiqi i cili kërcënoi tre herë me luftë brenda 10 muajve, nënkupton implikimin e ndërgjegjshëm të diplomacisë evropiane.
Postimi i plotë:
Mëkati fillestar i diplomacisë europiane
Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Hitlerin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Stalinin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Millosheviçin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Putinin.
Por të mos kuptosh as në fillim e as në fund dhe ta marrësh me të mirë nazistin Vuçiç, që në mes të Europës kërcënon për luftë tre herë brenda dhjetë muajve, ky është implikim i ndërgjegjshëm i diplomacisë europiane.
Rruga Press