Lajme

Ish diplomati gjerman përgëzon kancelarin për gjuhën e qartë ndaj Serbisë: Bravo Scholz

Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, njëherësh edhe ish-ambasador i Gjermanisë në SHBA, përgëzoi kancelarin Olaf Scholz për gjuhën e qartë ndaj Beogradit zyrtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ischinger u shpreh se do të ishte mirë që Kosova të njihej edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

“Bravo Olaf Scholz : Gjuhë e qartë për Beogradin mbi temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte më e dobishme nëse të gjitha anëtaret e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka thënë ai.

Kancelari Scholz, përpos se foli për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë vizitës së tij në Prishtinë tha se po punon aktivisht për liberalizim të vizave për Kosovën, mirëpo nuk dha asnjë datë për marrjen e dritës së gjelbër.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Ai gjithashtu përsëriti nevojën për dinamikë të re të Procesit të Berlinit, për çka njoftojë se samiti i radhës do të mbahet në vjeshtën e këtij viti. Ndërsa, nuk ishte i prerë në pyetjen nëse Gjermania përkrah iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *