KryesoreLajme

Ish-deputetja e PS-së: Nuk ka studentë të fizikës, si do menaxhohen satelitët?

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka laboratore dhe as deputetë fizike, ndaj nuk ka si ti menaxhojë satelitët.

Doja ta nis nga kapacitetet njerëzore, doja të jap një mesazh për vitin e ri akademik që më në fund do shihemi në auditore me studentët. Por kam një shifër dramatike për degën e fizikës ku jap mësim. Është e vetmja degë ku diplomohen njerëz që merren edhe me instrumentet hapësinore.

E vetmja degë që ka filluar vetëm me 14 studentë të regjistruar në të gjithë vendin. Kj oështë një shifer dramatike që bie në kundërshtim me atë që thuhet se ne do hedhim satelitë në hapësirë dhe të menaxhojmë satelitë. Mendoj që ne duhet të tërheqim sa më shumë në këtë fushë sepse edhe pse jemi një vend kaq i vogël kemi vërtet njerëz që mund të jenë të aftë. Dega e fizikës është e vështirë, një degë sfide për të rinjtë, por krejtësisht e arritshme. Ne mundohemi të japim maksimumin në kushte të mjerueshme me laboratore të viteve 1980. Ne kur ishim fëmijë kemi pasur laboratorë që në shkollën 8 vjeçare. Këtyre nxënësve nuk u kemi krijuar asnjë lloj mundësie që të krijojnë dëshirë dhe të kemi kapacitete të cilat mund t’u bëjnë ballë edhe sfidave në të ardhmen. Ne duhet të investojmë në arsim, të investojmë tek mendja. Mendja e të rinjve është jashtëzakonisht e aftë por duhet t’u krijojmë kushtet.

Satelitët janë instrumentët e kohës, instrumentet që njerëzit i kanë shtrirë në hapësire, janë studimorë, mund të njohim më mirë vendin tonë. Na informojnë për motin, kanë aftësi të jashtëzakonshme komunikim, interneti, telefonia celulare. Janë me mijëra që lëshohen, kurba e tyre rritet se hapësira është kthyer në një zonë ekonomike. Flamurin e kanë marrë vendet e zhvilluara, kanë ditur se si ta zhvillojnë. SHBA është vendi i parë dhe Europa, ka dhe vende të vogla që kanë disa satelitë në hapësirë. Azejbarxhani ka 2 apo 3. Nëse ne pretendojmë që të shkojmë aty, duhet të hedhim sytë nga shkenca, duhet ta kuptojnë fëmijët që shkenca nuk është gogol. Universiteti, duhet të ketë vëmendje ndaj tyre. Krahas kësaj mund të zhvillohen dhe teknologji të tilla, po duhet të ketë njërëz për ti përdorur.

Ne për të hedhë nuk kemi hedhur asgjë, varet se cfarë satelitësh. Ka dhe të vegjël, nëse janë të konsiderueshëm dhe të shtrenjtë, do kushtojë ndërtimi, hedhja në hapësire, frekuenca, baza e të dhënave. Cfarë do vjelim prej tyre? Duhet të kemi njerëz që të jenë pjesë e këtyre ekipeve, dy tre njerëz duhet të ketë. A funksionin që ne të blejmë një funksion të caktuar në satelit? Mund të kontraktojë për informacion në satelit? Absolutisht, ka informacione që janë dhe falas, sot mund të ketë vetëm në orbitën e ulët, 3 satelitë që janë pjesë e një strukture të përbashkët. Duke mbledhë të dhëna në pika të ndryshme, ata mund të mbulojnë të gjithë globin. Kjo është llogjika, nuk është se jam specialiste për marrjen e të dhënave të satelitëve. Nuk mund të them shifra, po janë të shtrenjtë, ia vlejnë që të investojnë, nëse do thithesh mendjen e njerëzve. Siç e dini arsimi është afatgjatë, duhet të fillosh sot për ta vjelë pas disa vitesh.– deklaroi ajo.

Lexo më shumë  Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë seancës së Kuvendit ditën e djeshme se Shqipëria do të çojë dy satelitë në orbitë. Albania 1 dhe Albania 2 do të jenë emrat e dy satelitëve që përveç vendit do të monitorojnë dhe lumenjtë e Shqipërisë. Se kur do të blihen dhe sa do të kushtojnë, Rama ende nuk e ka zbuluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *