Bota

Ish-deputeti i Vuçiqit: Ai e dha urdhrin për Banjskën, prandaj nuk e arreston Radoiçiqin

Dragan Shormaz, deputet i Parlamentit të Serbisë (2001 – 2022), ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk do ta arrestojë terroristin Milan Radoiciq për sulmin në Banjskë, sepse ai vetë e ka urdhëruar që ta përgatisë “shkëputjen e veriut nga Kosova”.

“E di kush ka folur me Vuciqin dhe e kush e ka bërë këtë, por janë disa gjëra që nuk dua t’i ndaj me publikun, sepse nuk bën të publikohen. Unë saktësisht e di që në çdo moment çfarë ka bërë Vuciqi lidhur me Banjskën dhe në çfarë ka rënë pastaj”, ka thënë ish-deputeti i Vuciqit.

Lexo më shumë  Sekretari Rutte takohet me Von der Leyen për herë të parë pas marrjes së detyrës

Ai më tej ka theksuar se Vuciqi ka pasur qëllim që ta organizojë shkëputjen e 4 komunave veriore nga Kosova.

“Ky ka qenë qëllimi. Përndryshe, çfarë prisnin aty 24 xhipa me përplot municion në Banjskë, e cila ka 5 shtëpi, një manastir dhe banjën ku punojnë 60 njerëz? Kjo ka qenë pika kontaktuese nga e cila është dashur të nisen dhe t’i bllokojnë të gjitha rrugët në veri”, ka shtuar Dragan Shormaz, i cili është tash kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë.

Shormaz më pas e ka shtruar pyetjen se “pse nuk e arreston Radoiciqin, nëse Radoicici nuk është pajtuar me urdhrin e Vuciqit?”.

Lexo më shumë  Von Kramon thotë se zgjedhjet në Gjeorgji ishin të manipuluara si në Serbi

“Përndryshe, nëse Radoiciqi do ta kishte bërë të gjithën vet, pse atëherë nuk e arreston Vuciqi atë? Pse po frikësohet nga kjo? Le ta gjykojë në Serbi!”, ka konkluduar Shormaz, shkruan gazeta express.“Pse qenka problem që Radoiciqi të dalë para gjykatës? Ai vet e ka pranuar se çfarë ka ndodhur! Katër viktima të këtij konflikti janë – tre serbë dhe një polic shqiptar”, ka theksuar Dragan Shormaz në intervistën e dhënë dje në televizionin serb KTV (14:18 – 15:47).

Rruga Press

YouTube player