BallinaLajme

Ish-ambasadori Kiçmari: Me Biden president, Kosova ka përparësi

Viti i kaluar ka qenë plot me ngjarje dinamike në politikën kosovare. Sot në ‘Balkan Talks’ Sabri Kiçmari ish-ambasador i Kosovës do foli për politikën e jashtme të Kosovës.

“Ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë të dy politikave, asaj të brendshme dhe të asaj të jashtme. Politika e brendshme është reflektuar dhe te ajo e jashtme”,-shprehet z. Kaçimari.

Gjatë një interviste z. Grenell, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se z. Kurti ka tendenca të forta antiamerikane por sipas z. Kiçmari kjo nuk është e vërtetë.

Lexo më shumë  Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta. Lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

“Përkundrazi unë e njoh prej shumë vitesh zotin Kurti dhe ai i njeh shumë mirë Shtetet e Bashkuara si në politikë ashtu dhe zhvillimet historike. Z. Kurti ka një linjë socialdemokrate, por nuk është shfrytëzuar në marrëdhëniet me SHBA-në “,-thotë për Balkan Talks ish-ambasadori.

Sigurisht që ai e sheh si diçka shumë pozitive për Kosovën zgjedhjen e Biden në krye të ShBA-ve.

“Është përparësi për Kosovën që Biden është president pasi njeh shumë mirë Kosovën dhe e ka mbështetur në çdo hap”,-rrëfen z. Kiçmari.

Lexo më shumë  Inflacioni në Shqipëri/ Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE-së

Kosova do shkojë në zgjedhje parlamentare brenda muajit shkurt dhe z. Kicmari tregon për Balkan Talks platformën që do ndjek Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk besoj se do ketë ndryshime në politikën e jashtme.  Do të vazhdojë bashkëpunimi me Merkel dhe Macron ashtu si dhe ka ndodhur”,-tregon z. Kiçmari. /Euronews Albania

Rruga Press

YouTube player