Bota

Irpini – qyteti që është bërë sinonim i rezistencës ukrainase dhe disfatës ruse

Irpini, një qytet që u shkatërrua plotësisht nga ushtria ruse gjatë luftës në Ukrainë, është bërë shembull i rezistencës ukrainase dhe disfatës ruse.

Trupat e presidentit rus, Vladimir Putin, nuk kanë arritur ta nënshtrojnë atë. Nëse do ta bënin, Kievi do të ishte objektivi i tyre i ardhshëm.

Gazetarët e BBC-së arritën në këtë qytet pas largimit të trupave ruse. Dukej sikur nuk kishte njeri në qytet përveç tyre. Ata i shoqëroi policia ukrainase drejt qendrës së qytetit.

Aty hasën ndërtesave të dëmtuara rëndë si dhe rrënoja të tjera infrastukturore.

Atyre u thanë se ekziston mundësia që forcat ruse të jenë të pranishme në periferi të pyjeve, megjithëse kryetari i qytetit, Alexander Markushin, këmbëngul se qyteti është plotësisht nën kontrollin e Ukrainës.

Trupat ukrainase u treguan me krenari një transportues të blinduar rus të shkatërruar plotësisht. Një tjetër automjet rus i djegur ndodhej pak hapa më tutje.

Mbetjet e automjeteve ushtarake ruse janë të vetmet që kanë mbetur në qytet. Shumica e 70 mijë njerëzve që jetonin në të u larguan gjatë muajit të kaluar.

Megjithatë, Putini pretendon se zonat civile nuk ishin në shënjestër, por ato të shkatërruara në Irpin e mohojnë këtë. Gazetarët dëshmuan dëme të mëdha në zonat e banuara, duke përfshirë një rrokaqiell të shpuar në mes nga një predhë.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Në tokë, pranë këndit të lojërave të braktisur, ata hasën në një veturë të kuqe fëmijësh. Kishte edhe vetura me xhama antiplumb dhe shtëpi të djegura me çati të grisura.

Kryebashkiaku vlerëson se këtu u vranë midis 200-300 civilë dhe numri përfundimtar i vdekjeve pritet të jetë dukshëm më i lartë.

Por, rusët arritën të pushtonin vetëm 30 për qind të qytetit, sepse rezistenca e ushtarëve ukrainas nuk u shua. “Fitorja” nuk ishte e lehtë dhe shumica e ushtarëve ukrainas ende kanë frikë se trupat ruse mund të kthehen çdo sekondë.

“Po, besoj në të. Ata kanë nevojë për Kievin, sepse Putini do të humbasë nëse nuk e merr kryeqytetin tonë. Pra, ata mund të provojnë përsëri, por ne jemi gati në rast se ata kthehen dhe do t’i mundim”, tha gazetari ukrainas, Sergei Smalchuk.

Nga ana tjetër, Ivan Kolehin, i cili u rekrutua në njësinë e mbrojtjes territoriale, thotë se një përpjekje e re nuk do të ndodhë së shpejti. Para pushtimit, Kolehin punonte në marketing. Ai ende nuk mund ta besojë se i mbijetoi luftimeve.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Mendova se do të vdisja. Ditën e tretë filluan të na bombardojnë drejtpërdrejt. U ulëm në bodrum dhe tavani filloi të shkërmoqet. Ne ishim shumë të frikësuar”, tha Kolekhin.

Tani ai është i shqetësuar për të ardhmen e qytetit.

“Nuk është ende e sigurt këtu. Rindërtimi ndoshta do të marrë vite, duke marrë parasysh sasinë e dëmit. Përpiqem të mos mendoj për faktin se dikush ndërtoi çdo shtëpi të shkatërruar, ndonjëherë me duart e veta”, shtoi Kolekhin.

Megjithatë, Moska siguron se do të reduktojë në mënyrë drastike sulmet rreth kryeqytetit dhe do të fokusohet në rajonin lindor të Donbasit.

Por me kalimin e kohës, forcat ruse mund të rigrupohen dhe të lëvizin drejt Kievit. Nëse e bëjnë këtë, ky qytet do të jetë përsëri në rrugën e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *