Bota

Irani sulmon Izraeilin, Bideni thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden po mban tani një takim urgjent të sigurisë kombëtare, pasi Irani nisi sulmin me dron ndaj Izraelit.

Më herët, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së tha se takimi i Shtëpisë së Bardhë do të zhvillohej të shtunën pasdite, disa orë pasi Bideni anuloi pushimin e fundjavës në Delaware dhe u kthye me nxitim në Uashington.

Zëdhënësi tha: “Irani ka filluar një sulm ajror kundër Izraelit. Presidenti Biden po përditësohet rregullisht për situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë.”

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë. Ky sulm ka të ngjarë të godasë Izraelin pas disa orësh.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. ShBA-ja do të qëndrojë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani.’

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

ShBA-ja ka forca ushtarake në Irak dhe Siri që potencialisht mund të pengojnë dronët gjatë rrugës për në Izrael, në varësi të vendndodhjes nga e cila janë nisur. Forcat e marinës amerikane në Detin e Kuq kanë kapur më parë raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga Huthi-t në Jemen drejt Izraelit.

Rruga Press

YouTube player