Irani lëshoi raketë drejt Turqisë, NATO-ja del me reagim
NATO-ja ka dënuar të mërkurën shënjestrimin e shtetit të saj anëtar, Turqisë, me raketa balistike nga Irani.
Përmes një reagimi, aleanca veriatlantike, ka thënë se qëndron fort me të gjithë aleatët e saj.
“Ne e dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO-ja qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin. Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore”, ka thënë zëdhënësja Allison Hart.
Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se një raketë balistike e cila kishte kaluar nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, ishte drejtuar për në hapësirën ajrore të Turqisë, por që ajo është rrëzuar nga mbrojtja ajrore e NATO-s.
Rruga Press

