Irani ka lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Irani ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit gjatë orëve të fundit, pasi vendi premtoi hakmarrje për sulmet izraelite.
Zëdhënësi tha se 200 aeroplanë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmet kundër më shumë se 100 objektivave në Iran gjatë natës.
Sipas reuters, ai tha se Izraelin e presin “disa orë të vështira”, shkruan skynews.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 13, 2025
More than 100 suicide drones have been launched against Israel from Iran and Yemen.
Israeli, British and American fighter jets are in the process of shooting them down.
🇮🇱🇬🇧🇺🇸 pic.twitter.com/IGKw4CsmVu
Sirena ajrore ranë paraprakisht në Izrael, ndërsa vendi u përgatit për hakmarrjen.
Në reagim të menjëhershëm pas sulmit, udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli “duhet të presë një ndëshkim të ashpër”.
“Regjimi sionist i ka sjellë vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, dhe me siguri do të përballet me të”, u shpreh ai.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë të paprecedentë sulmesh ajrore mbi territorin iranian, në një operacion të koduar “Luanin që Ngrihet” (Operation Rising Lion), duke goditur objektiva strategjike që përfshijnë uzina bërthamore, baza ushtarake dhe ndërtesa të lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane.
NEW: Iranian drones are now flying over Syria. pic.twitter.com/I3LVcYsN3o
— Clash Report (@clashreport) June 13, 2025
Rruga Press

