Bota

Irani i lëshon akuza SHBA-së për bisedimet bërthamore, çfarë u diskutua nga pala amerikane

Irani akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara se po krijon vonesa në negociatat, që synojnë rikthimin tek marrëveshja që kufizon programin bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani tha se Uashingtoni po zvarrit përgjigjen ndaj komenteve të Teheranit rreth një propozimi të hartuar nga Bashkimi Evropian.

Prej javës së kaluar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë përgjigjen iraniane.

Të enjten zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price u tha gazetarëve se rishikimi po “vazhdon”.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja me Iranin në vitin 2018, marrëveshje të cilën Presidenti i atëhershëm Donald Trump, e cilësoi si një pakt shumë të favorshëm për Teheranin.

Si reagim ndaj tërheqjes së Uashingtonit dhe vendosjes së sanksioneve të reja, Irani hoqi dorë nga angazhimet e tij bazuar tek marrëveshja, duke prodhuar sasi më të mëdha uraniumi të pasuruar dhe duke instaluar centrifuga më të avancuara në objektet bërthamore.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se presidenti Joe Biden zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministrin britanik Boris Johnson dhe Kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë së cilës udhëheqësit “diskutuan rreth negociatave në vazhdim mbi programin bërthamor të Iranit, nevojën për të forcuar mbështetjen për partnerët në rajonin e Lindjes së Mesme, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar dhe kufizuar aktivitetet rajonale destabilizuese të Iranit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *